Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato u takua me dy bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi. Mesazhi i tij për politikën vendase shkoi për zbatimin sa më shpejt të rekomandimeve të OSBE/ODIHT për të mbrojtur integritetin elektoral.