Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës, Valon Prebaza shpalosi një pjesë të programit të tij elektorale, me të cilin kërkon votëbesimin e qytetarëve në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Në një intervistë për KosovaPress, Prebaza veçoi instalimin e ngrohjes qëndrore, si një ndër projektet kryesore që do të nisë menjëherë pas marrjes së detyrës, nëse fiton votat e mjaftueshme.