Gjatë një mbledhjeje në Shkup, liderët e partive parlamentare të Maqedonisë së Veriut , ranë dakord që zgjedhjet e rregullta parlamentare në vend të mbahen më 8 maj të 2024-ës. Zgjedhjet parlamentare do të përkojnë me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, raundi I parë I të cilave është vendosur të mbahet më 24 prill.