Deputeti Agron Çela nuk është më pjesë e Partisë së Lirisë. Edhe pse vetë ai nuk ka deklaruar asgjë zyrtarisht se në cilin subjekt politik do të afrohet, shumë e lidhin me një afrim në Partinë Socialiste. Për këtë pati një koment të shkurtër nga Ilir Metam, që deklaroi se nuk merret me merkatot e Rilindjes dhe as me Spiropalin dhe shoqëruesit e saj.