Palët politike duhet t’i kthehen jetës normale parlamentare! Me këtë mesazh, ambasadori i Holandës, Reinout Vos kërkoi kthimin e procedurave parlamentare në rrjedhën e duhur. Vos: “Në një vend demokratik parlamenti është zemra e gjithë shtetit dhe është për të ardhur keq që për një muaj procedurat parlamentare nuk kanë qënë në rrjedhën e duhur. Unë i bej thirrje partive politike që t’i rikthen këtij procesi institucional të parlamentit në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse parlamenti është zemra e demokracisë.