Partia Demokratike proteston sot para Kryeministrisë. Demokratët do të nisin aksionin opozitar kundër mazhorancës duke kërkuar largimin nga detyra të kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeminstres Belinda Balluku. Tubimi i parë do të nis në orën 18:00, ndërsa janë thirrur për të marrë pjesë qytetarë nga gjithë qytetet e vendit. Partia Demkratike përmes këtij aksion synon të hap një foltore paralele me atë të Kuvendit ku deputetë e protestues do të thonë zërin tyre. Kjo pasi sipsa PD, socialistët u kanë mohuar hapësirën parlamentare duke refuzuar çdo lloj diskutimi.