Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka refuzuar thirrjet për të valëvitur flamurin e LGBT-së mbi Bundestagun më 26 korrik, në Ditën e Christopher Street. Ai tha se Parlamenti gjerman, nuk është “një çadër cirku”. Në një intervistë për mediat gjermane, Merz mbështeti vendimin e mëparshëm të kryetares së Parlamentit, Julia Klokner për të refuzuar këtë kërkesë.