Kryeministri Edi Rama ka postuar sot një tjetër video- projekt, atë të Parkut të Madh të Durrësit. Ky park sipas tij do të ndërtohet mbi vendgrumbullimin e plehrave të Porto Romanos në Durrës që e cilëson si një vatër kanceroze gjysmë shekullore. Më tej ai jep dhe detajet e projektit ku thotë se do të ndërtohen Kopësht Botanik, Parking, zonë aksesi, zonë teknike, wallclimbing, 3 fusha basketbolli, 2 fusha tenisi, një minifushë futbolli.