Fatmir Ndoj është arrestuar nga policia e Mirditës, pasi është kapur në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike. Operacioni i zhviluar në orët e para të mëngjesit të së enjtes zbuloi një parcelë në se pyll në afërsi të fshatit Shëmri, me 520 bimë narkotike kanabis sativa. 37-vjeçari rezuton i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.