Në qarkun e Shkodrës po vijojnë aksionet antikanabisi. Gjatë kontrolleve të ushtruara të tjera parcela me drogë janë zbuluar nga ana e agjentëve të policisë. Në total janë asgjësuar 12 203 bimë e fidanë kanabisi. Operacioni I koduar koordinata është zhvilluar në disa njësi administrative të këtij qarku. Konkretisht në Pilt janë zbuluar 455 bimë ndërsa është proceduar në gjendje të lirë inxhinieri I pyjeve në këtë zonë. Ai akuzohet për moskallëzim krimi.