Katër persona janë vënë në pranga nga policia e Sarandës pasi dyshohen se kishin planifikuar rrëmbimin e një 49-vjeçari . Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas administrimit të informacionit, kanë ndërhyrë menjëherë duke ndaluar automjetin tip “BMW”, në rrugën “Skënderbeu”, në lagjen nr.1 me drejtues shtetasin Angelos Tsimperis dhe pasagjerë shtetasit Juljan e Sandri Brinja (vëllezër) dhe Gjergji Prenga.