Ministrja e Jashtme e Kosvës, Donika Gërvalla merr pjesë në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, ku temë diskutimi do të jenë pikërisht zhvillimet më të fundit në fushën e siguriosë së kontinentit. Gërvalla njoftoi praninë e saj nëpërmjet një postimi në Tëitter, ku ndër të tjera u rikthye edhe te sulmet e 24 shtatorit në Banjskë, një akt për të cilin tha se ndryshon gjithçka në raportet e sigurisë me Serbinë.