Shefi i stafit i ushtrisë franceze i ka kërkuar ushtarakëve të japin dorëheqjen nëse kanë nënshkruar letrën e polemizuar që paralajmëronte për një luftë civile në vend, të shkaktuar nga ekstremizmi fetar. Letra e publikuar në një revistë djathtiste, akuzonte qeverinë franceze se po i bënte lëshime islamizmit. Ajo pasonte një letër të ngjashme të tre javëve më parë të nënshkruar nga 20 ish gjeneralë.