Policia rrugore ka paralajmëruar shoferët që do të gjobiten dhe se rrezikojnë heqjen e patentave nëse nuk përdorin rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit për pasagjerët deri në 12 vjeç. Sipas Policisë, shoferët rrezikojnë gjobë deri në 15 mijë lekë dhe pezullim të patentës deri në 12 muaj nëse nuk e zbatojnë këtë rregull për fëmijët.