Afrika mund të jetë epiqendra e re e koronavirusit, paralajmëron OBSH. Një rritje e beftë e numrit të infektimeve u regjistrua atje javën e kaluar. Deri më tani ka pasur pothuajse 1.000 vdekje dhe më shumë se 18,000 infeksione në të gjithë kontinentin afrikan, ku fenomeni po shihet me shqetësim pavarësisht faktit që shifrat e tij janë shumë më të ulëta se ato të regjistruara në disa pjesë të Europës e në SHBA.