Top News – Paralajmërimi i Kurtit/ ‘Beogradi po punon ende për shkëmbim territoresh’
11/09/2021 18:24

Kryeministri Albin Kurti ka ngritur sot shqetësimin se Beogradi zyrtar po punon ende për të realizuar projektin e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Në një intervistë për ‘Al Jazeera’, kreu i qeverisë së Kosovës ka theksuar edhe njëherë se ai është kundër kësaj ideje, duke paralajmëruar se ky skenar do ta çonte rajonin drejt një konflikti të ri. “Nuk do të ishte një zgjidhje. Do t’i bënte gjërat edhe më keq. Unë dua zgjidhje demokratike dhe paqësore. Dhe shkëmbimi i territoreve është një shteg që na kthen prapa tek konflitket e viteve 90. Përplasa nuk do të mbetet vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por do të shpërndahej në gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka paralajmëruar Kurti. Sipas tij, projekti i shkëmbimit të territoreve, sipas të cilës, Kosova merr Luginën e Preshevës dhe Serbia Mitrovicën, nuk është ‘vrarë’ ende. “Nuk e pëlqej këtë mënyrë të bërit politikë, kur presidentët apo kryeministrat mendojnë se janë mbretër të mesjetës dhe e konsiderojnë territorin e shteti, territor privat. Projekti i shkëmbimit ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur dhe është shumë e gjallë në Beograd, sepse të gjithë fqinjët e Beogradit që nuk janë të integruar në BE, shihen si shtete të përkohshme”, ka thënë kreu i Qeverisë së Kosovës.

Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17
Top News -Afati kushtetues për presidentin e ri/ Rreziku për zgjedhje të reja, asnjë hap nga partitë
02/04 11:01
Top News – “Asnjë votë për kandidatët e Kurtit”. LDK nuk do të mbështesë emrat e VV për president
01/04 17:27
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/ Mbushen tribunat në ‘Fadil Vokrri’, tifozët shqiptarë nisën këngën
31/03 20:51