Një tjetër paralajmërim lëshoi Izraeli të mërkurën për banorët e Gazës, për t’u larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të ofensivës tokësore. Paralajmëri i fundit tha ushtria ndërsa Hamas po vijon të shqyrtojë planin e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës gati dyvjeçare në tokën palestineze. Dëshmitarët raportuan bombardime të mëdha në Qytetin e Gazës, ndërsa ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha se ushtria po e ngushton rrethimin e qytetit.