Në një kohë kur Vlora është shndërruar në epiqendrën e aktivitetit të grupeve të strukturuara kriminale apo edhe krijimit të shtëpive të barit, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Gledis Nano është ndalur në Selenicë të Vlorës, ku ka zhvilluar takime me efektivët e policisë.