Kreu i shtetit, Ilir Meta ka dalë me paralajmërime të forta lidhur me rikthimin e tij politik, menjëherë pasi të dorëzojë kostumin e presidentit, në garën e ardhshme të zgjedhjeve vendore. Edhe pse zgjedhjet janë konsideruar nga Meta “ndeshje të shitura pa filluar”, presidenti e ka bërë të qartë qëndrimin e tij dhe ballafaqimet e forta me pozitën e opozitën, të cilëve këtë të premte, në deklaratën për shtyp u ka dedikuar vargje poetike.