Top News/ Paralajmërim ‘ogurzi’ për Greqinë…Sezoni i zjarreve nisi, frikë për një verë të vështirë
05/06/2024 14:13

Një vit pasi zjarret në greqi morën më shumë se 20 jetë njerëzish, një dimër i ngrohtë si rrallë herë më parë dhe temperaturat e larta të pranverës po ndezin frikën për një verë tjetër të vështirë. Sipas Observatorit Kombëtar të Athinës, zjarret në vitin 2023 shkrumbuan afro 175,000 hektarë pyje dhe tokë bujqësore pas një valë të nxehti dy-javore, më e gjata e regjistruar ndonjëherë. Temperatura maksimale arriti deri në 46.4 gradë Celsius në Peloponez. "Ne e dimë se do të kemi një verë shumë të vështirë," tha ministri i mbrojtjes civile Vassilis Kikilias në një intervistë për AFP. "Askush nuk mund të parashikojë saktësisht kushtet me të cilat do të përballemi. Por cilatdo qofshin ato, ne jemi të detyruar të luftojmë fort," tha ai. Vera e vitit të kaluar u pasua nga "dimri më i ngrohtë i regjistruar" ndonjëherë në Greqi dhe prilli rezultoi gjithashtu me temperatura më të larta se normalja, thotë drejtori i kërkimit në Observatorin Kombëtar, Kostas Lagouvardos. Statistikisht, kjo nuk është një shenjë e mirë. "Ne zbulojmë se gjatë viteve të temperaturave të larta të qëndrueshme, që shoqërohen me thatësira, kemi zjarre të mëdha," i tha Lagouvardos AFP-së. Temperaturat e larta rekord janë regjistruar në Greqi gjatë javës së parë të qershorit, me mërkurin në termometër që është ngritur deri në 39.3 Celsius. Një nga zjarret më shkatërrimtare të vitit të kaluar, në parkun kombëtar të Dadia-s, i cili vrau 19 emigrantë, ishte jashtë kontrollit për javë të tëra në gusht. Më vonë ai u klasifikua si zjarri më i madh i regjistruar ndonjëherë në Bashkimin Evropian.Në korrik, Greqia u angazhua në përpjekjen më të madhe të saj në histori kundër zjarreve, duke evakuuar rreth 20,000 turistë nga ishulli i Rodosit, ndërsa flakët rrethuan hotelet luksoze. Njerëzit u panë duke vrapuar drejt detit, me fëmijë në krah, për t’i shpëtuar flakëve. Tani, zjarret e para kanë shpërthyer në greqi, dhe ekspertët flasin për një paralajmërim ogurzi për vendin.

Top Channel/ Studentët shqiptarë trondisin Shkupin, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:49
Top Channel/ Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:45
Top Channel/ “Gjuha, historia jonë”, studentët në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen, nuk tërhiqemi
06/04 14:55
Top Channel/ Studentët shqiptarë protestë në RMV për gjuhën shqipe, çfarë ndodhi gjatë dy orëve
06/04 14:38
Top Channel/ ‘Shqipja nuk është opsion por identitet’, Protestë për gjuhën në Shkup
06/04 14:06
Top Channel/ Protesta në Shkup, studentët kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën e tyre
06/04 12:33
Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23