Banka e Shqipërisë raporton se paratë kesh që qarkullojnë në ekonominë shqiptare arritën një nivel rekord. Sipas të dhënave të muajit nëntor të vitit të kaluar, treguesi u ndal në gati 406 miliardë lekë, ose pak më shumë se 4 miliardë euro. Nga të dhënat periodike të Bankës së Shqipërisë, rezulton se nga tetori në nëntor, paraja kesh në ekonomi u rrit me 2 miliardë lekë, ndërsa në krahasim me nëntorin e vitit 2023 rritja është me 14 miliardë lekë.