Top News – Paradë ushtarake për ditëlindje! Trump irriton dhe habit me planet e festimeve
23/05/2025 11:55

Planet për të kombinuar festimet për 250-vjetorin e Ushtrisë Amerikane me ditëlindjen e presidentit amerikan, me një paradë ushtarake në qendër të Uashingtonit po ngjallin habi dhe indinjatë tek politikanët vendas, të cilët kanë frikë për çmimin dhe pasojat e përfshira. 14 qershori, në SHBA konsiderohet një ngjarje historike që ia vlen të kujtohet. Që nga themelimi i saj zyrtar në 14 qershor 1775, më shumë se një vit para Deklaratës së Pavarësisë, ushtria amerikane ka luajtur një rol jetësor në rritjen dhe zhvillimin e kombit amerikan. 14 qershori është gjithashtu ditëlindja e 79-të e Presidentit Donald Trump, një rastësi të cilën Shtëpia e Bardhë nuk ka humbur kohë ta shfrytëzojë si një mundësi për të arritur dëshirën e kahershme të Trumpit për të organizuar një paradë ushtarake në rrugët e Uashingtonit. Trump u fiksua pas paradave gjatë mandatit të tij të parë kur Presidenti Francez Emmanuel Macron e ftoi si të ftuar nderi në festimet e ditës së Bastijës në Paris. Dhe që atëherë, trump, me sy të ndricuar, imagjinoi dicka në shkallë më të madhe në Pennsylvania Avenue. Deri vonë, planet e festimit të 250-vjetorit të Ushtrisë amerikane nuk përfshinin një paradë. Në vend të saj, ishin parashikuar ekspozime të pajisjeve ushtarake, shfaqje muzikore etj. Dy muaj më parë, u përfshi Trump. Dhe tani një paradë është në plan. Zyrtarisht, nuk ka të bëjë me presidentin. Festimi historik i 250-vjetorit të Ushtrisë "do të nderojë brezat e amerikanëve vetëmohues që kanë rrezikuar gjithçka për lirinë tonë", tha Shtëpia e Bardhë. Sipas dokumenteve zyrtare të planifikimit, festimi i dyfishtë përfshin pothuajse 7,000 trupa, më shumë se 120 automjete ushtarake, 25 tanke Abrams dhe 50 helikopterë. Përveç kësaj, do të ketë një shfaqje "spektakolare" fishekzjarresh, tha një zëdhënës i Ushtrisë sipas të cilit planifikimi vazhdon. Por jo të gjithë janë të kënaqur me planet. Ka nga ata që nuk e duan gjithë këtë pompozitet, ndërsa të tjerë vënë në dukje se tanket në paradë mund të shkatërrojnë rrugët e uashingtonit. Gjatë mandatit të parë të Trump, plani i tij për një paradë madhështore si ajo që pa në Francë, u hodh poshtë për shkak të kostos të madhe të vlerësuar që shkonte deri në 92 milionë dollarë. Këtë herë vlerësimi është pak më i ulët por përsëri shkon në dhjetëra e miliona dollarë. Ndërsa kritikët më të ashpër thonë se me paradën ekstravagante të tankeve, trump do të nderojë veten dhe jo ushtrinë.

Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04