Parada më e madhe ushtarake në Poloni, që pas luftës së ftohtë, u mbajt në Varshavë të martën ndërsa vendi anëtar i NATO-s, po tregon kështu fuqinë e tij të zjarrit në atë që qeveria shpreson se do të jetë një mesazhë për Moskën por edhe për zgjedhësit e vendit që do të shkojnë në votime në tetor. Pushtimi rus i ukrainës e ka bërë forcimin e ushtrisë një prioritet për nacionalistët e partisë në pushtet, Ligj dhe Drejtësi, dhe me një fushatë elektorale që tani është në kulmin e saj, shfaqja e stërmadhe e ushtrisë, ofron një shans për të vlerësuar kredencialet e tyre të sigurisë.