Qindra qytetarë marshuan në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës për të shënuar Paradën e tretë të Krenarisë, në mbështetje të komunitetit LGBT. Nuk është raportuar për dhunë në ngjarjen e mbajtur më 14 gusht, kjo për shkak të prezencës së madhe të policisë, që bllokoi rrugë të kryeqytetit, për të parandaluar përleshjet eventuale me kundërprotestues. Kjo është Parada e Tretë që mbahet në Bosnje, një shtet i ndarë etnikisht dhe gjerësisht konservatorë.