Tirana ishte epiqëndra e bashkimit të shqiptarëve nga të gjitha trojet për të festuar 112 vjetorin e pavarësisë. Më shumë se 10 mijë pjesëmarrrës dhe 300 grupe folklorike me kostume tradicionale, valle popullore dhe flamuj kombëtar festuan në Tiranë ditën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar.