Si vend kandidat i Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të ndahet nga mendësia e ashpër penale. Kështu vlerëson ministri i drejtësisë, Besfort Lamallari, duke kritikuar situatën në burgje ku më shumë se gjysma e personave qëndrojnë me masën e paraburgimit, pa vendim të formës së prerë. " Për fat të keq, Shqipëria vazhdon të mbajë një nga përqindjet më të larta të paraburgimit në Europë. Aktualisht, rreth 58% e personave në institucionet penitenciare janë të paraburgosur dhe kohëzgjatja mesatare e qëndrimit të tyre në paraburgim llogaritet në 253 ditë, krahasuar me 155 ditë në vendet evropiane, apo 63% më e lartë! Pra, mbi gjysma e personave që ndodhen në burgjet tona janë ende pa një vendim të formës së prerë, për më tepër, për një kohë shumë herë më të gjatë se ajo e zbatueshme në vendet e Bashkimit Evropian. Ndërkohë, në Bashkimin Evropian mesatarisht vetëm 1 në çdo 5 persona në sistemin penitenciar është i paraburgosur"