Disa prej të arrestuarve në operacionin masiv kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike të prokurorisë dhe policisë së Elbasanit u transferuan në drejtim të Tiranës, për shkak të mungesës së kapaciteve në paraburgimin e Elbasanit. Me pranga në duar dhe nën masa të rrepta sigurie, të arrestuarit u transferuan me autobusë në drejtim të kryeqytetit.