Kisha Katolike italiane i konsideron para të shpërdoruara 613 milionë eurot që qeveria e Giorgia Melonit planifikon të ndajë për 10 vite për strehimin e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri. Imzot Carlo Perego i Konferencës Ipeshkvnore italiane pati një takim me përfaqësues të qeverisë së Melonit dhe sipas asaj që raporton agjencia e lajmeve ANSA ua ka bërë të qartë qëndrimin kundër planit për ngritjen e dy qëndrave të strehimit të emigrantëve në Shqipëri.