Tre ditë para samitit të Procesit të Berlinit, kreu i qeverisë Edi Rama do të udhëtojë drejt Londrës, ku në Doëing Street do mirëpritet nga homologu i tij britanik, Rishi Sunak. Kjo është vizita e dytë e Ramës në Mbretërinë e Bashkuar brenda pak muajve. Në axhendën diplomatike shënohet sërisht çështja e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë që kalojnë kanalin e La Manshit me gomone për të mbërritur në brigjet britanike.