Gjykata e Posaçme dënon me 1 vit burg Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ata përfituan ulje dënimi, në 8 muaj. Gjykata vendosi konvertimin e dënimit në 1 vit e 6 muaj shërbim prove. Gjatë fushatës zgjedhore, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, premtuan, ofruan dhe dhanë shuma monetare zgjedhësve të Bashkisë Kurbin, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik, Partia Socialiste.