Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale pamjet nga rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare "Irakli Bozo" në Golem të Lushnjes. Rama thotë se shkolla do të ofrojë kushte mësimore sipas standardeve të BE-së për 150 nxënësit e saj dhe duke u bërë pjesë e zinxhirit të shkollave të rilindura në të gjithë vendin.