Papa Leoni i XVI nuk shkoi shumë larg për udhëtimin e tij të parë zyrtar jashtë Vatikanit, të martën, duke u nisur me një autokolonë nga Qyteti i Vatikanit drejt Romës për të vizituar presidentin e Italisë. Kreu i Kishës Katolike përshkoi me makinë qendrën e Romës, i shoqëruar nga një autokolonë makinash e motocikletash, në një procesion të ngadaltë prej tre kilometrash deri në Pallatin Quirinale. Në një sallë të zbukuruar, papa Leoni i veshur me të kuqe dhe të artë i kërkoi Italisë të "mbajë gjallë qëndrimin e saj të hapjes dhe solidaritetit" ndaj migrantëve, duke e quajtur migrimin "ndër sfidat e mëdha të kohës sonë".