Kryeministri Edi Rama zhvendosi takimet elektorale në Kavajë, ku aktivitetin e parë e pati me gratë dhe vajzat socialiste në këtë qytet. Ai kërkoi votën në 11 maj për të çuar përpara, siç është zotuar këtë fushatë, projektin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.