Spekulimet mbi një dorëheqje të mundshme të Papa Françeskut, Janë shtuar pasi Ati i Shenjtë shtyu një vizitë të tij në Afrikë dhe njoftoi një mbledhje të pazakontë të kardinalëve. 85-vjeçari, i cili kohët e fundit është parë me karrige me rrota për shkak të problemeve me gjurin, javën e kaluar shtyu vizitën që duhet të bënte në korrik në Republikën Demokratike të Kongos dhe Sudanin Jugor.