Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ndau me ndjekësit e tij një video nga Shiroka, konkretisht nga projekti i Rilindjes Urbane të zonës. “MIRËMËNGJES me qilimin spektakolar të projektit të Rilindjes Urbane të Shirokës së mrekullueshme e të braktisur në rrënim e harresë, për aq shumë vite nga Bashkia e Shkodrës dhe duke ju uruar një ditë të mbarë, besoj se shpejt do të jemi në kantierin e madh të Vijës Liqenore të qytetit”, shkroi kryeministri.