Flakët e zjarrit të cilat pushtuan qindra hektarë tokë në harkun kohor të pak ditëve, po vihen nën kontroll nga forcat e armatosura. Ministria e mbrojtjes raporton një panoramë më të stabilizuar të situatës së zjarreve në vend, me përjashtim të disa vatrave që vijojnë të jenë ende në një pikë kritike. Tashmë rreziku i flakëve në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogarasë është larguar, por operacioni vijon për të normalizuar situatën.