Që kur ka filluar pushtimi rus në Ukrainë, qytetarët e Kosovës kanë filluar të blejnë në sasi të madhe thasë me miell dhe vaj nga frika e ndikimit të luftës në Ukrainë. Përveç rritjes së çmimeve, ata i druhen edhe rifillimit të një konflikti me Serbinë, aleates kryesore të Rusisë në Ballkan që e mohon pavarësinë e Kosovës.