Dhjetëra persona kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra brenda tunelit nën kanalin e la Manshit, pasi një tren i nisur nga Kaleja për në Folkeston, pësoi një avari. Imazhe video u publikuan, në të ciulat shiheshin pasagjerët që evakuoheshin përmes një tuneli emergjence, pasi ishin detyruar të braktisnin mjetet e tyre. Ata me sa duket u transferuan në një tren zëvendësues dhe u dërguan në terminalin e Folkstonit në Kent. Një zëdhënës i Eurotunnel, tha se shërbimet tani janë kthyer në normalitet.