Pas letrës së presidencës hungareze për paraqitjen e pozicionit negociues të Shqipërisë për grupkapitullin e gjashtë që lidhet me marrëdhëniet me jashtë, kryenegociatores Majlinda Dhuka ju kërkua nga opozita në kryesinë e kuvendit, bërja publik i dokumentit të pozicionit negociues për grupkapitujt e parë, për të cilët tashmë janë hapur negociatat. Në fakt ky dokument është publik në faqen zyrtare të këshillit të europës.