Kosovës iu shtuan edhe 491 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 1,137 kampionëve. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 12 viktima. Situata e renëduar në vend ka shtyrë qeverinë të marra masa të reja kundër pandemisë. Por pjesëtarët e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës dolën në rrugë për të shprehur pakënaqësinë e tyre. ata zhvilluan një aktivitet simbolik para lokaleve të veta, duke bërë zhurmë me tenxhere dhe lugë.