Autoritetet shëndetësore në Kosovë nuk kanë regjistruar asnjë viktimë me koronavirus në 24 orët e fundit. Nga testimi i 481 mostrave, 97 pacientë kanë rezultuar pozitivë në sëmundjen COVID-19, që shkakton ky virus. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se brenda 24 orëve janë shëruar edhe 139 pacientë.