Top News – Pandemia ne Kosovë/ 596 raste të reja dhe 5 viktima
10/11/2020 19:07

Pesë viktima dhe 596 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të martën në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se rastet e reja rezultojnë nga testimi i 1,559 mostrave, ndërsa viktimat janë regjistruar: dy në Gjilan, dy në Prizren dhe një në Suharekë. Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh të rasteve të reja pozitive: 295. Instituti tha se në 24-orëshin paraprak, 136 pacientë janë shëruar nga koronavirusi. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë shkon në 25,388. Prej tyre, 773 pacientë kanë vdekur dhe 16,362 janë shëruar. Raste aktive aktualisht janë 8,253. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, paralajmëroi një ditë më parë rreth mundësive për vendosjes e masave të reja shtrënguese pasi siç tha ai, “trajektorja e rasteve të fundit me COVID-19, kërkon kujdes të shtuar dhe aktiv”. Autoritetet në Kosovë po bëjnë përpjekje ta frenojnë valën e re të infektimeve me COVID-19, për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja. Kosova ishte e mbyllur gjatë fundjavës çka nxiti reagimin e bizneseve të cilët thonë se ekonomia tashmë është dëmtuar dhe çdo vendim i ri pa u këshilluar me ta, do ta rëndojë situatën edhe më shumë.

Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08