Shifrat e infektimeve dhe fataliteteve për shkak të koronavirusit në Kosovë, vijojnë të mbeten në rritje. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 30 viktima. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 9 mijë e 415 testime të kryera, 685 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me Covid 19. Ndërkohë, po në këtë hark kohorë, 1 mijë e 384 qytetarë janë shëruar nga virusi I rrezikshëm, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133 mijë e 314. Në njoftimin zyrtarë bëhet me dije se në total numri i rasteve aktive është 19 mijë e 923. Në 24 orët e fundit janë dhënë 20 mijë e 646 doza të vaksinës kundër covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjithë Kosovën janë dhënë 995 mijë e 930 doza të vaksinës. Deri më sot 347 mijë e 344 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat.