Top News – Pandemia dhe gratë/ Anketa: U thellua pabarazia gjinore
10/07/2020 20:46

Njw anketim i realizuar nga UN Women në Shqipëri, ka nxjerrw nw pah se COVID-19 ka ndikuar në mënyrë shpërpjesëtimore gratë krahasuar me burrat, dhe rrezikon të thellojë pabarazinë gjinore. Ne anketim moren pjese 1300 persona te grupshmoshave te ndryshme te kryer gjatë periudhës 17-26 prill, dhe u mat ndikimi socioekonomik i pandemisë, si dhe mënyrën se si ndikoi në jetesën e grave dhe të burrave në Shqipëri. Sipas Vlerësimit të Shpejtë Gjinor, një në pesë persona kishte vështirësi në aksesin ndaj shërbimeve shëndetësore, dhe, si gratë, ashtu edhe burrat kanë hasur sfida për gjetjen e mjeteve mjekësore për mbrojtjen personale ndaj COVID-19. Këto sfida u raportuan më shpesh nga gratë me 51% tw tyre krahasuar me 43% e burrave. Lidhur me shëndetin psikologjik dhe mendor, gratë janë prekur më shumë se burrat, 69% përkundrejt 57%, si dhe ekziston një hendek më i madh midis grave të punësuara te moshes 35-44 vjeç, të cilat raportuan se kanë përjetuar shqetësime psikologjike më të mëdha krahasuar me burrat e të njëjtës grupmoshë 72% përkundrejt 58%. Në zonat rurale, hendeku gjinor i ndikimit të pandemisë dhe masave kufizuese në shëndetin mendor ka një diferencë prej 21 pë qind, duke rënduar më tepër për gratë. Gratë që kanë përjetuar ose kanë qenë dëshmitare të dhunës në familje raportuan shqetësime psikologjike më të mëdha. Masat e izolimit për shkak të COVID-19 e kanë rritur barrën e punës së papaguar në familje per te dyja gjinite. Por konfirmohet se gratë kanë marrë përsipër më shumë punë shtëpie dhe përkujdesi për familjen, si dhe një në dy gra raportojnë se kanë kryer të paktën dy veprimtari të punës së papaguar në shtëpi. 46% e grave dhe 67% e burrave raportuan se merrnin më shumë ndihmë nga partneri/partnerja, çka vërteton shpërndarjen e pabarabartë të punës së papaguar. Mbyllja e bizneseve pati një ndikim të drejtpërdrejtë mbi vendet e punës, dhe pothuajse 15% e të anketuarve raportuan se kishin humbur vendin e punës. Pavarësisht statusit të punësimit, gratë janë më të ekspozuara ndaj reduktimit të orëve të punës dhe mundësisë së pakësimit apo humbjes së të ardhurave. Thuajse një në dy (46%) gra të vetëpunësuara, që kanë fëmijë, janë detyruar të shkurtojnë oraret e punës, kryesisht për t’u kujdesur për fëmijët dhe punët e shtëpisë. Vlerësimi i Shpejtë Gjinor konfirmon se si gratë, ashtu edhe burrat kanë pësuar rënie të të ardhurave.

Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23
Top Channel/ Blegtorët në protestë për subvencione, kërkojnë rritje financimi dhe naftë
07/04 15:22
Top Channel/ Ndryshon Ligji për pastrimin e parave, deputetët votojnë draftin
07/04 15:16
Top Channel/ Gjykata refuzon Ballukun, kërkoi rrëzimin e masës për pezullimin nga detyra
07/04 15:13
Top News-’14 milionë iranianë, gati të vdesin’. Presidenti Pezeshkian sfidon Trump-Edhe unë në listë
07/04 14:48
Top News- Qeni sulmon 4-vjeçaren në Vlorë/ E mitura përfundon me plagë të rënda në spital
07/04 14:36
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News- Astiri, me shkollë nga shtatori / Godina për 9-vjeçaren, do mirëpresë 1 mijë nxënës
07/04 14:08
Top News- Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun/ LDK: Kërkesën po e shndërron në sulm publik
07/04 13:49
Top Channel/ Pitbulli sulmon të miturën në Vlorë, Punëtori që e shpëtoi: E kafshoi në kokë…
07/04 13:34
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet për të hequr mbetjet që çon në det lumi Shkumbin
07/04 13:12
Top Channel/ Protesta e blegtorëve, kundërshtojnë heqjen e mbështetjes me naftë pa akcizë
07/04 13:11
Top News – Misioni historik drejt Hënës. Rekordi i Artemis, astronautët-Pamë gjëra të pazakonta!
07/04 12:45
Top News – Trump do Orbanin në Hungari. Dërgon Vance në Budapest para zgjedhjeve parlamentare
07/04 12:40