Kuvendi gjendet përballë kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, për dhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për deputetin Alqi Bllako. Sikurse e parashikon rregullorja e kuvendit, pritet të mblidhet Këshilli për rregulloren, mandatet dhe imunitetin, për të përcaktuar nëse do të hiqet mandati i deputetit Alqi Bllakodhe imuniteti i tij, për t’i hapur rrugën ekzekutimit të masës së sigurisë, të caktuar nga gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky këshill ka në përbërje, 10 deputetë duke u ndarë në mënyrë të barabartë mes opozitës dhe mazhorancës.