Kanë dalë pamjet e aksidentit fatal në tunelin e Kalimashit, ku humbën jetën dy vëllezërit kosovarë Sadik e Nesret Osmani. Dy vëllezërit udhëtonin me makinën tip “Ford”, e cila u fut për të parakaluar autobotin, por mjeti tip “Benz-i” i mori para me shpejtësi shumë të madhe.