Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale të shërbimeve të Policisë, u identifikua dhe u vu në pranga 32 vjeçari që u kishte marrë me forcë varëset nga qafa dy shtetaseve. Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh Durrës, me marrjen e njoftimit se një shtetas kishte kryer dy vjedhje duke iu marrë me forcë varëset nga qafa dy vajzave, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë e mundur identifikimi dhe lokalizimi i autorit të dyshuar, ku në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit G. M (J), 32 vjeç, banues në lagjen ne. 2 Kavajë.