Vrasja në Vlorë është filmuar nga disa kamera të bizneseve të zonës. Në njërën prej tyre, tregohet se si autorët kanë qëlluar me Kallashnikov ndaj viktimës duke e plagosur fillimisht në këmbë. Viktima përpiqet të largohet me vrap duke çaluar, por dy prej autorëve e ndjekin nga pas deri sa sigurohen që e kanë vrarë, ndërsa makina Audi A6 kthehet dhe largohet me shpejtësi.