Një nënë në Durban, në Afrikën e Jugut, u detyrua të hidhte foshnjën e saj nga ballkoni i një ndërtese e cila kishte marrë zjarr pasi grabitësit e kishin vandalizuar atë. Dhjetëra persona në Afrikën e Jugut janë vrarë dhe qindra të tjerë janë arrestuar në protestat që pasuan burgosjen e ish presidentit Jacob Zuma, javën e shkuar. Pamjet tronditëse, tregojnë momentet kur nëna e dëshpëruar lëshon fëmijën e saj, për ta pritur personat që ishin mbledhur poshtë ndërtesës në flakë, dhe janë me të vërtetë tronditëse. Raportohet se nëna dhe fëmija u bashkuan më pas.