Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga parku kombëtar duke shkruar: “Mirëmëngjes dhe me këtë kartolinë pamjesh të veçanta nga Parku Kombëtar i Shebenikut, si një kujtesë se fauna është një thesar i çmuar i zonave tona të mbrojtura dhe çdo ditë përpiqemi të mirëmbajmë habitate sa më të shëndetshme, ju uroj një të diel të bukur.”